Korça është bërë gati për natën e tretë të festës së birrës.
Birra Korça dhe natën e kaluar ishte mbretëresha e festës, më e përzgjedhura nga qytetarët, teksa sfiduese e denjë ishte dhe Birra Tirana, ndër të preferuarat e turistëve. Edhe sot stendat e dy birrave shqiptare janë gati për të pritur mijëra qytetarë.
Ndërkohë që do të ketë muzikë deri në mesnatë, ku do të performojë këngëtarja Orgesa Zaimi. Policia ka marrë masat që gjithçka të jetë nën kontroll dhe festa të mos sjellë asnjë incident, duke patrulluar në rrugët kryesore.
/Priza.al/