Në muajin mars aktorja Eliona Pitarka solli në jetë një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Gala. Që nga momenti i lindjes, Eliona nuk është rezervuar dhe ka ndarë me ndjekësit foto të ndryshme të vogëlushes, ndonëse për jetën e saj private ajo është treguar në përgjithësi e rezervuar.
Së fundmi, ajo ka zbuluar foton e pasaportës së vogëlushes të saj, ku duket një ëmbëlsirë e vërtetë. Eliona ka treguar se po bëhen gati për pushime, ndaj dhe i ka realizuar Galës imazhet për mjetin e identifikimit.
“Fotoja e parë për pasaportë e pupushes, po bëhemi gati për pushime”, ka shkruar aktorja.
/Priza.al/