‘Gati për Shqipërinë’/ Rama u shtrin dorën e bashkëpunimit edhe studentëve jashtë vendit: Grupi i punës do të bëjë pasqyrën…  

Qeveria shqiptare ka menduar që në mandatin e tretë të saj të bashkëpunojë edhe me studentët apo ata që kanë mbaruar studimet jashtë vendit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka falënderuar të gjithë studentët me nota të larta brenda dhe jashtë vendit për interesimin në adresën gatipërshqipërinë@kryeministria.al.

Ditën e djeshme Rama hapi thirrjen për gjithë studentët e shkëlqyer që të ndihmojnë në punët e mëdha të mandatit të tretë.

Ai tha se, grupi i punës do të bëjë një pasqyrë të të gjitha interesimeve e mesazheve deri në fund të majit dhe më pas do të nisë kontaktimet.

Statusi i plotë i kryeministrit Edi Rama në Facebook:

“FALEMINDERIT për interesimet e menjëhershme dhe mesazhet interesante që keni dërguar ditën e djeshme?

Grupi i punës i ngritur për këtë qëllim do të bëjë një pasqyrë të të gjitha interesimeve e mesazheve të ardhura deri në fund të majit dhe më pas do të kontaktojë të interesuarit për vijimin e procesit?

gatipërshqipërinë@kryeministria.al

? Kjo adresë është në dispozicion të të gjithë atyre që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri, të cilët kanë dëshirë të më kontaktojnë mua personalisht apo anëtarët e tjerë të kabinetit, për të kontribuar me opinionet, idetë, projektet apo edhe gatishmërinë e tyre që të përfshihen drejtëpërdrejtë në punët e mëdha të Mandatit të Tretë?”

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *