Gati për stërvitjen më të madhe ushtarake në Ballkan, mbërrin në Durrës anija gjigante amerikane

Ka mbërritur sot në qytetin e Durrësit anija amerikane ‘USNS Bob Hope’. Ajo do të jetë pjesë e stërvitjes më të madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor ‘Defender 21’, e cila nis zyrtarisht sot.

Lajmin e mbërritjes së anijes e ka bërë të ditur ambasadorja Yuri Kim. Në një postim në rrjetet sociale, Kim sqaron se “Bob Hope” është një anije furnizimi që mban më shumë se 800 copë pajisje për t’u përdorur në stërvitje, ndërsa do të bashkohen edhe dy anije të tjera.

“Defender21, stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor fillon zyrtarisht sot. Me kënaqësi shoh USNS Bob Hope të mbërrijë në Durrës. Bob Hope është një anije furnizimi që mban më shumë se 800 copë pajisje për t’u përdorur në stërvitje. 2 anije të tjera do të bashkohen. Shtetet e Bashkuara janë krah për krah Shqipërisë”, shkruan Kim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *