Gati për suksesin e rradhës! Dafina dhe Kida sërish me një bashkëpunim

Bashkëpunimet janë ‘moda’ më e fundit në vendin tonë dhe jo vetëm gjatë sezonit veror. Dy këngëtaret mjaft të dashura për publikun shqiptar, Dafina Zeqiri dhe Kida, sollën para disa muajsh këngën “Luje belin”.

Ashtu si na sugjeron titulli, kënga ishte plot ritme verore dhe tashmë numëron më shumë se 17 milionë shikime në “YouTube”. Mirëpo, pas “Luje belin” dy këngëtaret duke se nuk e kanë ndërmend ta lënë me kaq, madje e kanë gati bashkëpunimin e radhës.

Kimia midis Kidës dhe Dafinës do të “shkrihet” në një tjetër projekt muzikor më shpejt nga sa e prisni. Lajmi është bërë me dije nga burime për ‘Prive’ të cilët shprehen se bashkëpunimi i dytë nuk do të vonojë shumë.

Gjatë kësaj kohe dyshja kanë realizuar edhe një sërë koncertesh së bashku duke dhuruar një atmosferë elektrizuese për fansat e tyre.

Kujtojmë që përpos atyre që e pëlqyen dhe e kërcyen bashkëpunimin e parë të Kidës dhe Dafinës, pati edhe shumë që e kritikuan.

Sipas tyre dyshja kishte potencial për më shumë dhe se prisnin diçka tjetër prej tyre. Këto komente nuk i shpëtuan as syrit të Dafinës, e cila asokohe postoi një video në TikTok si kundërpërgjigje. Dafina dëgjohej të thoshte se-“Është një këngë për të kërcyer, kërce e mos ta ndjen”!


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *