Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, reagoi pas fotos virale, ku Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç, shfaqen thuajse “gatitur” përpara Aleksit, djalit të miliarderit filantrop George Soros.
Fotoja që tashmë ka nisur të bëhet edhe “meme”, ka ngjallur shumë debate dhe polemika në mediat sociale.
Ndaj kësaj fotoje kanë reaguar dhe shumë politikanë shqiptarë disa duke e komplimentuar dhe të tjerë duke u tallur dhe bërë ironi.
Një status për këtë foto ka bërë edhe deputeti dhe nënkryetari i LSI-së, Vasili, duke e postuar atë në profilin e tij në Facebook:
“Ballkanxhinjtë e Hapur gatitu përballë Aleks Sorosit.
Një foto që flet sa mijëra fjalë.
Sejmenët e Open Ballkan në rresht përballë Aleks Sorosit.
Mes tyre edhe Kryeservili i Shqipërisë.
Kryeservili i poshtëruar, i shitur dhe i depersonalizuar ky, pikërisht që ngrifet e fryhet si gjel para shqiptarëve dhe që nxjerr llum nga goja kundra kosovarëve qëndron në rresht gatitu përpara sorrosucit!
Sa turp!
Kurrë një të tillë si ky Shqipëria nuk ka parë.
Për këtë kryeservil të përdhosur feja e tij nuk është shqiptaria, por sorrosia!!”,- shkruan Vasili.
/Priza.al/