Receta e rekomanduar nga ne për këtë mëngjes është Papare ose siç e përdorin shpesh gjyshet bukëvalë.
Ndoshta tashmë nuk gatuhet shpesh në tryezat shqiptare por kjo është një ndër ato receta që konsumohej më së shumti 10-15 vite para.
Përbërësit:
- 8 feta bukë mundësisht të ndenjur
- 100g djathë i fortë dhie
- 50 g gjalpë
- 1 lugë gjelle shëllirë djathi
Përgatitja:
Fillimisht filloni e copëtoni bukën për ta bërë përshesh e më pas vendosni një tigan të madh me pak gjalpë në zjarr. Pasi gjalpi të jetë tretur shtoni bukën dhe përzieni mirë.
Shtoni djathin e thërrmuar dhe shëllirën dhe vazhdoni trazoni deri sa e gjithë buka të jetë zbutur dhe djathi ka filluar të ngjisë nga pak në tigan. Lëreni me temperaturë për rreth 3 minuta dhe më pas hiqeni nga zjarri.
Ju bëftë mirë!