Gatuan për gjithë botën, por askush nuk e di se çfarë konsumon kuzhinieri i famshëm Nusret

Pas hapjes së restorantit në Londër, kuzhinieri i njohur turk Nusret Gokçe tha për mediat britanike se ai konsumon shumicën e pjatave të disponueshme në menunë e tij çdo ditë.

Kuzhinieri i famshëm krahasoi stërvitjen dhe dietën me një gjurmë gishtash, duke thënë se të dyja duhet të përshtaten për secilin person. Duke marrë parasysh që ai fitoi famë duke shërbyer biftekë – nuk është për t’u habitur që kjo pjatë është diçka që ai konsumon disa herë në ditë.

Para çdo stërvitje, Nusret pi dy gota ujë me temperaturë dhome dhe ha katër kajsi. Së bashku me gjithë atë, ai pi një kapuçino. Për mëngjes ha 250 gram biftek me thjerrëza dhe fasule, ndërsa për drekë ha perime të ziera dhe përsëri 250 gram biftek. Pasdite, ai konsumon ekspres me kos rrushi, dhe për darkë ha sërish biftek, këtë herë me sallatë panxhar.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *