Gatuhet për 20 minuta/ Receta e tavës me lakër

Receta e rekomanduar nga ne sot është tavë me lakër.

Priza.al sjell në vëmendjen tuaj recetën e plotë e cila gatuhet shpejt dhe do i japë një shije ndryshme tryezës tuaj.

Përbërësit:

  • 1 lakër (800 gr)
  • 1 qepë
  • Vaj për të skuqur
  • 400 g mish i grirë
  • 250 g oriz kokërrgjatë
  • kripë, piper dhe spec i kuq
  • 1 litër lëng mishi
  • 200 ml krem gatimi
  • 100 g djathë i grirë

Përgatitja:

Fillimisht përgatisni lakrën në katër pjesë dhe përvëlojeni atë në ujë të kripur dhe me rigon. Më pas qëroni qepën dhe grijeni imët, skuqeni me pak vaj ku do të shtoni mishin e grirë dhe orizin. Pas kësaj hidhini kripë, piper dhe spec të kuq ku do t’i shtoni lëngun e mishit. Përbërjen zieni për 20 minuta.Vini shtresa të lakrës dhe të përzierjes së orizit/mishit të grirë në enë.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *