Është thënë se numri i të plagosurve është rritur në 311, por nuk është dhënë informacion i detajuar për shkallën e lëndimeve. Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi mbrëmë se numri i personave të vdekur në sulmet e kryera nga Izraeli në Rripin e Gazës që nga 5 gushti është rritur në 41, transmeton Anadolia.
Mësohet se mes viktimave janë 15 fëmijë dhe katër gra.
Në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit të armatosur treditor midis Izraelit dhe organizatës ekstremiste Xhihadi Islamik Palestinez (PIDZZ) në Rripin e Gazës, në të cilin u vranë dhjetëra palestinezë, një armëpushim hyri në fuqi mbrëmë në orën 23:30 me orën lokale. .
Zjarri i rëndë i raketave nga Gaza në Sderot, Ashkelon, Beersheba dhe komunitete të tjera lokale vazhdoi deri pak minuta para orës 23:30, dhe disa raketa u hodhën 20 minuta pas hyrjes në fuqi të armëpushimit, raporton The Times of Israel.