Gazeta britanike “Metro” ka publikuar pak ditë më parë një artikull në të cilin rendit disa nga vendet më të bukura për tu vizituar në vitin 2023. Ndër to, krahas shteteve si Jordania apo Portugalia renditet edhe vendi ynë.
Riviera shqiptare është krahasuar me atë në Maldive, teksa u është kushtuar vëmendje edhe kostove të përballueshme që Shqipëria ofron.
“Takoni destinacionin e vitit 2023. Brigjet e tij në ngjyrë karamel dhe ujërat e ngjashme me ato të Maldiveve, përballueshmëria e këtij vendi jo të Eurozonës mund të jetë e parezistueshme.. Në prill, për shembull, fluturimet e kthimit Londër-Tiranë kushtojnë nga 64 paund, nëpërmjet Easy Jet, taksitë për në Durrës fillojnë nga 15 paund dhe në bregdet, hoteli i mirënjohur Cosmo kushton vetëm 57 paund në natë.”– shkruhet në artikull.
Kryeministri Rama ka reaguar lidhur me këtë shkrim duke theksuar se tashmë vendi ynë është pjesë e guidave britanike.