110 milionë euro në tre vjet. Titulli me të cilin hapet gazeta prestigjioze franceze “L’Equipe” ka të bëjë pikërisht me pagën e Leo Mesit te PSG-ja. Gazeta ka arritur të zbulojë kushtet e pagës të kontratës që lidh argjentinasin me klubin parizian deri në vitin 2024.
Në kontratë ka shumë shpërblime individuale si dhe nga ato që kanë të bëjnë me ecurinë e ekipit, që në total, nëse Mesi i kap të gjitha bonuset, do të bënin që “Pleshti” të arrinte shifrën rekord prej 110 milionë euro neto: 30 këtë sezon, 40 të dytin dhe 40 milionë për të tretin (sezoni opsional).
/Burimi: L’Equipe/ Përshtati Priza.al/