Ndonëse është shuar në nëntor të një viti më parë, ende ka të pathëna për legjendën e futbollit botëror dhe një nga më popullorët në të gjithë globin, Diego Maradona. Legjenda e futbollit botëror, pësoi një arrest kardiak në shtëpinë e tij. Ishin familjarët e të ndjerit që fajësuan mjekët e tij.
Ministria e Drejtësisë në Argjentinë, ka urdhëruar hapjen e një hetimi. Dy mjekët që e mjekuan Maradonën akuzohen për vrasje, dhe do të përballen me dënimin 15 vjet heqje lirie.
Gazeta e madhe “Reuters” ka publikuar raportin e Ministrisë së Drejtësisë, ku shkruhet se Maradona u përkeqësua 12 orë para se të ndërronte jetë, por nuk u mor asnjë masë për t’i shpëtuar jetën.
“Veprimi i ekipit shëndetësor i ngarkuar me trajtimin e Diego Armando Maradona ishte i papërshtatshëm, i mangët dhe i pamatur. Maradona ishte shumë sëmurë rreth 12 orë para ndarjes nga jeta, rreth mesditës së 25 nëntorit.
Ai paraqiti shenja të qarta të një periudhe agonizuese të zgjatur, kështu që ne konkludojmë se pacienti nuk ishte monitoruar si duhet nga ora 00:30 më 25/11/2020″, shkruhet në raportin e publikuar nga “Reuters”.