Gazeta greke “Kathimerini” ka publikuar një artikull pasi kryeministri Edi Rama ishte në Himarë për të shpërndarë tapitë e shtëpive, por jo të pronave duke e cilësuar teatër.
“Vizita e Ramës kishte karakter pajtues me komunitetin vendas, i cili në vitin e fundit për shkak të burgosjes së kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, është gjendur shpeshherë në grindje me aparatin shtetëror.
Veç kësaj, vetë çështja Beleri është perceptuar jo vetëm në një nivel të ngushtë greko-shqiptar, por më gjerë, si një luftë e brendshme e ashpër për “parcelat” e Himarës, e cila ndodhet në një vend të privilegjuar në të ashtuquajturën riviera shqiptare.
Katër vite nga mbi 8000 ankesat e vendasve himarjotë, edhe titujt e dorëzuar nga Rama të premten e kaluar nuk kanë të bëjnë me parcelat, por shtëpitë, për të cilat nuk ka pasur asnjëherë asnjë dyshim për pronësinë” shkruan ndër të tjera gazeta.