Gazetarët apel për zgjedhjet e 25 prillit/ Presidenti Meta shpërndan video-mesazhin: Mos e shit dinjitetin! Mbro demokracinë!  

Presidenti i republikës Ilir Meta, me anë të një video-mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, ka publikuar mesazhin e gazetarëve për zgjedhjet e 25 prillit.

Gazetarët kanë kërkuar që çdo qytetar shqiptar me të drejtë vote ta vlerësojë rëndësinë e zgjedhjeve dhe mundësinë e tij për të vendosur për qeverisjen e ardhshme.

Gjithashtu, në klip një thirrje kryesisht nga gazetarët e kronikës drejtuar qytetarëve dhe forcave politike lidhet me shmangien e çdo procesi shit-blerje apo intimidimi.

Mesazhi në video është dhënë nga disa prej gazetarëve që do të raportojnë në 25 prill, ndërkohë që do të jenë me qindra, reporterë, operatorë dhe staf teknik që do të angazhohen në këto zgjedhje.

Postimi i Presidentit të Republikës, Ilir Meta:

“Më 25 Prill, Ti vendos për të ardhmen tënde, të familjes dhe të Atdheut tonë të dashur!

Mos e shit dinjitetin! Mbro me Votë Jetën, Lirinë dhe të Drejtat e Tua! Mbro Demokracinë!

Ju lutem shpërndajeni kudo këtë mesazh sensibilizues dhe shumë frymëzues të gazetarëve të terrenit drejtuar çdo qytetari të Republikës!”

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *