Gazetarët e Kosovës sulmohen me gurë nga protestuesit serbë

Një ekip gazetarësh të Kosovës nga media KohaTV, është sulmuar me gurë nga një grup protestuesish serbë në veri të Kosovës.

Si pasojë e sulmeve janë thyer xhamat e automjetit me të cilin lëviznin gazetarët. Këta të fundit fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime pasi kanë qenë disa metra më larg automjetit kur janë hasur me sulmet e grupit prej 40 protestuesish të maskuar.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *