Prokuroria e Parisit ka hapur një hetim mbi pretendimet se shërbimet e inteligjencës marokene spiunuan disa gazetarë francezë duke përdorur programin Pegasus të kompanisë izraelite NSO.
Mediat raportojnë se dy gazetarë të revistës online hulumtuese Mediapart, paraqitën ankesa të hënën, 19 qershor rreth zbulimeve të fundit se programi i mbikëqyrjes i ndërtuar nga firma izraelite NSO Group kishte rënë në duart e regjimeve autokratike dhe se po shkelte privatësinë.
Ministria e Drejtësisë në Francë bëri të ditur se zyra e prokurorit do të shqyrtojë 10 akuza të ndryshme duke përshirë “shkeljen e privatësisë, “akes të paligjshëm në pajisjet elekronike personale” dhe “shitje pa autorizim të pajisjeve që synojnë kapjen e të dhënave”.
The Guardian dhe 16 organizata të tjera mediatike publikuan të dielën skandalin e kompanisë NSO, që përmes programit Pegasus infektonte telefonat mobile për të nxjerrë prej aty të dhëna, që më pas iu shiste regjimeve autoritare.
/Burimi: Euronews/ Përshtati në shqip: Priza.al/