Njerëz nga e gjithë Shqipëria thirren pranë FINAL SHPK-ADCA-Micro Credit Albania. Por këtë radhë vizitorët do t’i vijnë nga Priza.al. Gazetarët investigativ do të sjellin pamje nga brenda filialit mikrokredit ku do të faktojnë të vërteta të pakundërshtueshme se si mashtrohen qytetarët nga ky filial, që i thërret si zyrë përmbarimi por që nuk e disponon një licencë të tillë. Njerëzit paraqiten me fletën e përmbarimit në dorë, në një zyrë mikrokredie pa e ditur që po shkojnë drejt një banke.
Nëpërmjet një vendimi të lëshuar nga përmbarimi Fatos Alimadhi, qytetarëve ju bllokohet paga. Në këto momente zyrat e call-center i telefonojnë për t’i thirrur tek zyrat e FINAL SHPK-ADCA-Micro Credit Albania.
Vetë punonjësja gjatë filmimit me kamerën e fshehtë shprehet se në katin e dytë janë zyrat e call-center.
Të detyruara nga paga e pezulluar, qytetarët nëpërmjet presionit shtrëngohen për të firmosur një marrëveshje duke e bërë kredimarrësin debitor të kredisë dhe normat e interesit t’i kapërcej deri në 530% nga 30 % që është tavani i miratuar nga Banka e Shqipërisë.
Pikërisht kjo marrëveshje “gropos” fatin e qytetarëve dhe pasuron xhepat e Arben Meskuti dhe Olsi Ibro.
Një tjetër qytetar në video vihet përballë marrëveshjes me kushtin se mund t’i ulin kredinë. Më pas punonjësja e udhëzon që pas kësaj marrëveshje çdo gjë merr zgjidhje dha paga lirohet.
FINAL SHPK-ADCA-Micro Credit Albania, si viktima zgjedh qytetarë që janë në vështirësi ekonomike që përmes pagës së një pjesëtari ushqehet e gjithë familja dhe për pasojë nuk ka kohë për të humbur apo për t’ju drejtuar gjykatës.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al, sipas ligjit nr. 35/2016, “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi, pa autorizimin e Priza.al, në të kundërt, çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të ligjit nr. 35/2016.