Pas 17 vjetësh si prezantues në rrjetin CNN, Don Lemon është shkarkuar nga puna. Largimi ndodhi si pasojë e akuzave për mizogjini dhe sjellje jo të hijshme, kryesisht drejtuar grave. Për shkak të deklaratave të tij, shumë të ftuar nuk kanë pranuar të jenë të pranishëm në emisionin e mëngjesit, që Lemoni e bashkëdrejtonte. Ndërkohë, Don Lemon ka thënë “se ka çështje më të mëdha në lojë”
Prezantuesi i CNN-it, Don Lemon, ka sulmuar rrjetin pas shkarkimit të tij, i cili erdhi pas akuzave për mizogjini dhe sjellje të pahijshme.“Jam i habitur”, shkroi Lemoni në Twitter, duke thënë se agjenti i tij e njoftoi se ai ishte larguar nga puna.
CNN-i tha se “i ndanë rrugët” me Lemonin – i cili bashkëprezantoi emisionin e tij të mëngjesit – duke thënë “i urojmë gjithë të mirat”.
Ky veprim pason komentet në ajër të Lemonit në të cilat tha se republikania, Nikki Haley, 51 vjeçe, nuk ishte “në kulmin e saj”.
Shkarkimi vjen gjithashtu pas një tjetër largimi të madh të medias amerikane. Vetëm pak çaste para njoftimit të Lemonit, Fox News njoftoi se po ndahej me prezantuesin e primetime-it, Tucker Carlson.
Një pjesë e rrjetit për një kohë të gjatë, Lemoni ishte së fundmi bashkë-prezantues i programit This Morning të CNN-it.
Por ai u “dogj” në fillim të këtij viti pas komenteve që bëri për kandidaten republikane për presidente, Nikki Haley, ish-ambasadore e OKB-së dhe guvernatore e Karolinës së Jugut.
Haley nuk ishte “në kulmin e saj”, ka theksuar Lemoni, vërejtje që u dënua gjerësisht si seksiste.
“Kur konsiderohet një grua të jetë në kulmin e saj – në të 20-at, 30-at dhe ndoshta të 40-at e saj”, tha ai.
“Unë thjesht po them se cilat janë faktet – shikoni në Google”, shtoi ai, në përgjigje të kundërshtimeve nga bashkë-prezantueset e tij femra, Poppy Harlow dhe Kaitlan Collins.
Lemoni lëshoi një deklaratë në të njëjtën ditë duke thënë se i vinte keq për komentet e tij “të paarritshme dhe të parëndësishme”. Ai gjithashtu kërkoi falje në redaksi dhe pranoi të merrte pjesë në “trajnimin e detyrueshëm” për të adresuar incidentin.
Por vërejtjet shkaktuan kritika të gjera, duke përfshirë edhe nga aktorja, Michelle Yeoh, 60 vjeç, e cila u duk se iu referua komenteve, në fjalimin e saj të pranimit të çmimit Oscar muajin e kaluar, duke thënë: “Zonja, mos lejoni askënd t’ju thotë se keni kaluar ndonjëherë kulmin”.
Në një postim në Twitter të hënën, Haley iu drejtua publikut për shkarkimin, duke e quajtur atë një “ditë të shkëlqyer për gratë kudo” duke shtuar “#StillInMyPrime”.
Reputacioni i Lemonit u turbullua më tej nga një raport nga Variety më herët në prill, i cili detajonte akuzat për sjellje mizogjene ndaj kolegëve të tij të CNN-it.
Ai e quajti një producent të trashë në fytyrë, raportoi Variety, u tall dhe imitoi një kolege dhe dyshohet se i dërgoi mesazhe kërcënuese një tjetri. Një përfaqësues i Lemonit i mohoi raportet.
Lemoni gjithashtu është përballur me polemika vjeshtën e kaluar pasi kishte thënë se ekipi i futbollit amerikan për meshkuj duhet të paguhet më shumë se ai i femrave, duke thënë se meshkujt ishin “më interesantë për t’u parë”.
57-vjeçari ishte shfaqur në CNN të hënën gjatë programit të mëngjesit si zakonisht, përpara se raportet për shkarkimin e tij të publikoheshin më vonë atë ditë.
“Pas 17 vitesh në CNN kisha menduar se dikush në menaxhim do të kishte pasur mirësjelljen të më thoshte drejtpërdrejt”, shkroi Lemoni në Twitter.
“Në asnjë moment nuk më është dhënë asnjë indikacion se nuk do të mund të vazhdoja të bëja punën që kam dashur në rrjet”.
Ai vazhdoi: “Është e qartë se ka çështje më të mëdha në lojë”.
Rrjeti nuk dha detaje mbi arsyen e shkarkimit të tij. Por në një deklaratë të dytë të lëshuar pasditen e së hënës, ajo e quajti përshkrimin e Lemonit për ngjarjet si “të pasaktë”, duke thënë se atij i ishte dhënë një mundësi për t’u takuar me menaxhmentin.
Lemoni ka punësuar avokatin, Bryan Freedman, për të adresuar kontratën e tij me CNN-in, e cila u nënshkrua për zgjatje deri në vitin 2026, raportoi New York Times, duke cituar burime të njohura me marrëveshjen.
CNN This Morning do të vazhdojë me ish-bashkëprezantuesit e Lemonit, Harlow dhe Collins, tha rrjeti.
Lemoni erdhi në CNN në vitin 2006 pasi punoi për një stacion lokal NBC në Çikago. Për më shumë se tetë vjet, ai drejtoi shfaqjen kryesore Don Lemon Tonight. Ai u largua për të ndihmuar në nisjen e CNN This Morning nëntorin e kaluar së bashku me Harlow dhe Collins.
Pas komenteve të Lemonit për Haley-in, producentët e CNN-it zbuluan se të ftuarit nuk donin të shkonin në emision me Lemonin, raportoi New York Times.
Emisioni ka pasur probleme me vlerësimet në muajt e fundit, duke mbetur pas Fox’s Fox & Friends dhe Morning Joe të MSNBC-së.
Në një postim në faqen e tij të mediave sociale Truth Social të hënën, ish-presidenti Donald Trump iu referua Lemonit si “njeriu më budalla në televizion”.
Ai nuk e komentoi shkarkimin e Tucker Carlsonit.