Gazetari ja thotë hapur Berishës: Çfarë keni për t’i dhënë ende Shqipërisë?

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe gazetari i njohur Mentor Kikia kanë debatuar mbrëmjen e sotme, pasi ky i fundit i kërkoi që të shpjegojë alternativën për të cilën shqiptarët do të votojnë PD dhe atë personalisht në zgjedhjet e ardhshme.

Berisha theksoi se ai do të indeksojë çmimet e shportës dhe vendimi i parë i qevrerisë së tij do të jetë rrëzimi i ligjit për investimet strategjike, pasi kështu Edi Rama sipas tij po shpronëson shqiptarët për qëllime të errëta.

Debati:

Mentor Kikia: Në atë pankartë duket se mungon një fjali në fund. Rama ik se boll vodhe se erdhi radha jonë tani!

Sali Berisha: Jo, jo atë e thua ti, por ka një logjikë në fund!

Mentor Kikia: Për çfarë, çfarë ke për t’i dhënë ende Shqipërisë?

Sali Berisha: Ai i Fatos Nanos ka qenë një vendim politik. Se ai u arrestua.

Mentor Kikia: E bëri burgun para se të vidhte.

Sali Berisha: Jo në asnjë mënyrë qeveria e Sali Berishës nuk ka shtuar asnjë fakt në dosjen e Fatos Nanos. Dosja ishte gati po jo nga ne, nga Shane Kolbeci dhe Partia Socialiste. Absolutisht edhe mbrapa diellit të shkojë Edi Rama do të japë llogari. Jo vetëm Edi Rama por edhe Engjëll Agaçi që kanë çuar me dhjetëra denoncime për mua në prokurori. Edhe superfuqia e botës është marrë me mua dhe në asnjë mënyrë nuk do gjejnë prova e fakte.

Mentor Kikia: Shiko se korrupsioni është ndryshe të thuash nuk ka pasur dhe nuk ka prova.

Sali Berisha: Unë po flas për personin tim. Edhe 100 vjet hetime të bëjnë jo vetëm këtu por në të gjithë botë nuk do të gjejnë se nuk ka pasur.

Mentor Kikia: A keni ambicie ju për t’u bërë kryeministër?

Sali Berisha: Shiko, unë u ofroj shqiptarëve vendosjen me emergjencë të minimumit jetik. Të çlirojë shqiptarët nga dhimbja e varfërisë ekstreme.

Mentor Kikia: Çfarë praktikash ligjore nga këto sot do të zhbëni ju?

Sali Berisha: Të gjitha!

Mentor Kikia: Nga ndryshon Sali Berisha nga ai i vitit të 2013-ës? A do e ndryshoni ligjin për investimet strategjike, apo PPP-të?

Sali Berisha: Ligjin për investimet strategjike, do të jetë ligji i parë që do të anulohet.  E kam kundërshtuar në mënyrën më të prerë se kam punuar dy vite me të. Se ai ligj de fakto shpronëson pronat e shqiptarëve nga Vermoshi në Kepin e Stijës. Do të marrin fund PPP-të e kësaj natyre, do marrin fund tenderat sekrete me një operator, do marrë fund luksi, s’do udhëtoj kurrë me aeroplan unë.

Mentor Kikia: Edi Rama përsosi ca praktika që themeluat ju.

Sali Berisha: Jo, jo unë s’kam udhëtuar kurrë me avion personal. Jo ja u them unë, në asnjë tender, kanë qenë që të gjithë tenderat ndërkombëtare dhe Edi Rama s’i prishi dot se ishin tendera ndërkombëtar.

Mentor Kikia: Alternativa cila do jetë se shqiptarët duan të dinë pse pas 30 vitesh do kenë sërish Sali Berishën kryeministër, pse do e shohin te emri i fletës së votimit emrin tuaj?

Sali Berisha: Do të indeksohet menjëherë çmimi i produkteve bazë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *