Gazetari Milaim Zeka ka reaguar në lidhje me të shumëkërkuarin Ervis Martinaj.
Zeka për ‘Top Channel’ tha se Martinaj është vrarë, madje thekson se vrasja ka ndodhur në duart e policisë.
“Përfshirja e policisë pothuajse në çdo vrasje është prezente. Edhe e prokurorisë. Edhe vrasja e Ervis Martinajt, ndodhi në duart e policisë. Sipas burimeve, që unë kam, shumë të sigurta Vis Martinaj me 99% është i vrarë. Por sidoqoftë, edhe rrëmbimi apo çdo vrasje në Shqipëri, ke të përfshirë prokurorët kryesorë dhe krerët e policisë” tha ai.