Gazetari dhe moderatori Ylli Rakipi, duke folur për “MCN TV”, tha se, Lulzim Basha, e ka kthyer PD-në në një “SHPK”. Sipas tij, në PD, një kat i tërë përdoret vetëm për biznes.
Në atë kat sipas gazetarit, punojnë jo njerëz dhe zyrtarë të Partisë Demokratike, por personel dhe punonjës privatë, që bëjnë tratativa dhe marrëveshje biznesi për kryedemokratin Basha dhe njerëzit pranë tij.
“Ajo është një forcë politike, nuk është një SHPK siç e ka kthyer ai, po e mban si SHPK.
Deputetët apo njerëzit më të afërt, njerëzit më të rëndësishëm që kanë qenë aty më tregojnë mua se, aty bëhet biznes i madh.
Është një kat për biznesin, punojnë njerëzit e tij.
Tregojnë këta që kanë ikur, jo këta që kanë mbetur, këta nuk tregojnë të shkretët…”,- tha Rakipi.
/Burimi: MCN TV/