Në konferencën e tij, kryetari i Partisë së Lirisë është zënë ngushtë nga pyetja e një gazetari, i cili i përmendi firmosjen e dokumenteve në dy emra të ndryshëm.
Ndërsa Meta iu shmang pyetjes, teksa tha se ai nuk e ka ndryshuar emrin dhe se e ka bërë për këtë për të mos vonuar hetimin.
Pyetje: Zoti, në dosjen tuaj që sapo lexova, vura re se në kallëzimin penal në SPAK, vërejta se emri juaj është Ilir Metaj dhe jo si Ilir Meta që ka firmosur dokumente të tjera? Pse keni zgjedhur kështu?
Meta: Po e kam zgjedhur këtë, që mos ketë asnjë asnjë lloj preteksti, qoftë edhe formal, për të mos vonuar këtë hetim, i cili do të kontribuojë për të shpartalluar komplotin kundër pluralizmit politik.
Asnjëherë se kam ndërruar emrin, qëkur kam lindur e kam pasur Ilir Rexhep Metaj dhe ai që e ka ndryshuar, tashmë gjendet në problemet.