Gazetarja amerikane ‘sypatrembur’ përballë Putin: Kundërshtarët tuaj politikë janë të vdekur, nga se keni frikë?

Mbas përfundimit të takimit në Gjenevë midis Presidentit amerikan dhe Presidentin rus, u mbajt nje konferencë për shtyp, ku si rrallë herë Vladimir Putin qëndronte përballë gazetarëve perëndimorë.

Ndërkaq, do të mbetet në histori forca e gazetares Rachel Scott, e cila sypatrembur pyeti liderin rus: “Presidenti Biden ka thënë se ai do të përgjigjej nëse sulmet kibernetike nga Rusia nuk ndalen. Jam kurioze: Çfarë ju tha? A bëri ai ndonjë kërcënim? Dhe diçka tjetër e shpejtë, nëse mundem, zotëri. Lista e kundërshtarëve tuaj politikë që kanë vdekur ose janë burgosur është e gjatë. Organizata e Alexey Navalny bëri thirrje për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe fundin e korrupsionit, por Rusia e ka deklaruar të paligjshme atë organizatë, duke e quajtur atë ‘ekstremiste’, dhe ju tani keni parandaluar cilindo që e mbështet atë për të kandiduar. Prandaj, pyetja ime, Z. President, është nga çfarë keni frikë kaq shumë? “

Putini, në përgjigjen e tij, u përpoq të lidhte trazirat në SHBA, të tilla si vrasja e George Floyd, me opozitën “ekstremiste” në vendin e tij, siç shfaqen mbështetësit e Navalny. “Ne ndiejmë simpati për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por nuk duam që kjo të ndodhë në territorin tonë dhe ne po bëjmë çmos për të mos lejuar diçka të tillë. Frika ’nuk ka asnjë lidhje me asgjë”.

Ndërkohë, duke mos u kënaqur me përgjigjen, Rachel Scott e pyet Putinin se fakti që të gjithë kundërshtarët e tij politikë janë ose “të vdekur, në burg ose të helmuar” duket se dërgon një mesazh se ai nuk dëshiron një luftë të ndershme politike. Presidenti rus, dukshëm i bezdisur, u përgjigj: “Unë u jam përgjigjur tashmë kolegëve të tu. E përsëris, Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur publikisht Rusinë si një armike .”

Presidentët Biden dhe Putin nuk e përdorën fjalën “rifillim” për të përshkruar gjendjen e marrëdhënieve midis dy vendeve pas samitit të tyre në Zvicër. Rusia rikthehet në vendin e saj si një “kundërshtare e denjë”, siç tha Presidenti Biden, në vend të një lloj vendi koleg. Dhe tensionet më të hershme, mbi luftën kibernetike dhe të drejtat e njeriut, vazhdojnë.

/Burimi Abcnews/ përshtati në shqip Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *