Gazetarja e njohur Beti Njuma, komenton një episod skandaloz që ka ndodhur së fundmi në një emision dashurie, ku dy vajzat pjesë e panelit, u përfshinë në një sherr fizik gjatë debatit. Madje, njëra qëlloi tjetrën me shpullë gjatë transmetimit.
Njuma thotë se ngjarja është pasqyrë e realitetit të përditshëm dhe askush nuk ka përse të çuditet.
“Pashë videon e sherrit të Përputhen, njëra me gjoksin te buzët e tjetra me buzët si gjoks. Habitem se sa shumë çuditet dynjaja! E ku qëndron problemi këtu?! Vajzat nuk kanë marrë përsipër t’i japin leksione edukate askujt! Ato thjesht janë pasqyrë e asaj që na përplaset në fytyrë çdo ditë.
Ato thjesht demostrojnë një përputhje të hatashme me të zgjedhurit e popullit. Fjala vjen, asgjë më pak se fjalori shembullor i politikanëve që janë dekriptuar nëpër përgjime apo sherret banale nga salla e parlamentit. Ç’është ky diskriminim? Ca lançohen e ca nderohen, e madje edhe votohen”, shkruan gazetarja Beti Njuma.