Një gazetare shtatzënë nga Zelanda e Re, i është drejtuar talibanëve për ndihmë dhe tani është e bllokuar në Afganistan, pasi vendi i saj e pengoi atë të kthehej për shkak të një pengese në sistemin e karantinimit.
“AbcNews” shkruan se, Bellis duhej të largohej nga Katari, pasi mbeti shtatzënë për shkak se kishte kryer marrëdhënie jashtëmartesore dhe seksi jashtëmartesor ishte i paligjshëm në vend.
Në një kolonë të botuar në ”The New Zealand Herald” të shtunën, Charlotte Bellis, tha se, ishte brutalisht ironike që ajo dikur kishte marrë në pyetje talibanët për trajtimin e tyre ndaj grave dhe tani, ajo po i bënte të njëjtat pyetje qeverisë së saj.
“Kur talibanët i ofrojnë një gruaje shtatzënë dhe të pamartuar një strehë të sigurt, ju e dini që situata juaj është e ngatërruar”,- shkroi Bellis.
Pas botimit të kësaj letre, Ministri i Reagimit ndaj COVID-19, i Zelandës së Re, Chris Hipkins, tha se, zyra e tij u kishte kërkuar zyrtarëve të kontrollonin nëse kishin ndjekur procedurat e duhura në rastin e Bellis.
/Priza.al/