Shkarkimi i Drejtorit të Policisë së Shtetit i Gledis Nanos, për gazetaren e ABC-së Xhensila Kodra mund të jetë lëvizja e tij për të nxjerrë në pah efektivët e policisë që janë të inkriminuar. Kodra theksoi se një nga prioritetet e Nanos kur u ëmrua në krye të Policisë së Shtetit, ishte pastrimi i policisë së shtetit dhe largimi i efektivëve që kishin kontakte me grupe kriminale.
“Në Morinë u kapën më shumë se 30 efektivë për korrupsion. Kjo ishte një nga suksese e policisë. Kërkohej të nxirrej në pah korrupsioni dhe inkriminimi i policisë. Nano është nga drejtuesit e vetëm që ka nxjerrë në pah korrupsionin apo lidhje e oficerëve me grupet kriminale. I tillë ishte edhe arrestimi i Jeton Lamit. Këto fakte të çojnë tek nxjerrja në pah të policëve që janë të inkriminuar.” tha Kodra.
Ndërkohë eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço u shpreh se brenda policisë ka armiq të padukshëm, që paguhen nga krimi. Sipas tij këto kanë ndikuar për largimin e Nanos.