Gazetarja zbardh dëshminë e së dashurës së Martinaj: Me Ervisin jam takuar për herë të fundit në 5 gusht

Gazetarja Klodiana Lala ka treguar për Euronews Albania dëshminë e vajzës që shoqëronte Ervis Martinajn në Durrës, natën e 5 gushtit.

Gazetarja u shpreh se e reja që është figurë publike, ka deklaruar para autoriteteve se kontaktin fizik me Martinajn e ka pasur me 5 gusht, ndërsa ka shkëputur çdo kontakt me 40-vjeçarin me 7 gusht.

Mijëra orë regjistrime kamerash dhe më shumë se 110 persona janë mbajtur nën përgjim nga Policia, por biznesmeni i shumëkërkuari i SPAK Ervis Martinaj është shfaqur vetëm në dy episodet e mësipërme.Përsa i përket vendit në Durrës, mësohet se Martinaj ka qëndruar në Hotel Adriatik. Biznesmeni, i shoqëruar nga një vajzë nga qyteti bregdetar me të cilën kishte lidhje intime dhe figurë shumë e njohur publike, kanë hyrë në ambientet e hotelit në orën 21.15. Regjistrimi është bërë nga agjenti i Operacionales Jeton Lami. Praninë e vajzës e konfirmon dhe gazetarja e kronikës Klodiana Lala.

“Ervis Martinaj, Jeton Lami së bashku me një vajzë shumë të njohur, pra figurë publike, janë shfaqur në zonën e një hoteli shumë të njohur në Durrës. Lami ka zbritur nga automjeti, ka shkuar te recepsioni, ka prenotuar dhomën për të qëndruar Martinaj dhe vajza që kishte një marrëdhënie intime me të. Ata janë larguar në orën 10 e ca nga aty”, është shprehur ajo në Euronews.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *