“Të gjithë janë dakord që çmimet sot janë të çmendura. Ka disa zgjidhje të mundshme. Duhet të jemi të kujdesshëm sepse çfarëdo që të bëjmë duhet të ruajmë solidaritetin dhe bashkëpunimin mes shteteve “.
Kështu Ministri i Tranzicionit Ekologjik Roberto Cingolani, duke mbërritur në Këshillin e Çështjeve të Energjisë deklaroi se: ” Mendoj se jemi dakord për diagnozën, por terapia është ende temë për debat. Ende nuk është përcaktuar asgjë, por sot presim progres, rruga është e gjatë”, ka shtuar ai.