‘Gazin paguheni me euro, jo me dollarë’/ Sugjerimi interesant i Presidentit Putin për vendet e BE-së  

Rusia nuk e shikon si armik Perëndimin, përkundrazi! Për qeverinë ruse dhe presidentin e saj, vendet e Perëndimit dhe kryesisht BE-ja shikohen dhe konsiderohen si një partner mjaftë i rëndësishëm ekonomik.

Për këtë Presidenti rus, Vladimir Putin, ka kërkuar që mes vendit të tij dhe vendeve të BE-së, të vijojnë marrëdhëniet tregtare dhe shkëmbimet të kryen me monedhën e përbashkët europiane, Euro, për të shmangur rreziqet e këmbimit valutor në Dollarë amerikanë.

Putin iu bëri thirrje të premten vendeve evropiane që kur të blejnë gazin rus, ta paguajnë atë me euro dhe jo dollarë amerikan.

“Euro është plotësisht e pranueshme për ne për sa i takon pagesave të gazit”,- tha Putin në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg.

Komentet e udhëheqësit rus bëhen një ditë pasi Ministria e Ekonomisë në Rusi, njoftoi se po e largon dollarin nga Fondi i Pasurisë së saj Kombëtare dhe po e zëvendëson me monedha tjera.

Nga data 20 maj, pjesa e dollarit në fond ishte ulur në zero për qind nga 35% që ishte më parë.

Ministri i Financave, Anton Siluanov, tha se, euro do të përbëjë 40% të fondit, 30% juani i Kinës dhe 20% ari.

Me nga 5% do të bëjnë pjesë monedha britanike dhe ajo japoneze.

Ekspertët thonë se, vendimi i fundit rus mund të jetë një sinjal për Shtetet e Bashkuara, para takimit të Putinit me presidentin amerikan, Donald Trump më 16 qershor në Gjenevë të Zvicrës.

Takimi i paralajmëruar në Gjenevë, pritet të mbahet në një periudhë të mosmarrëveshjeve të thella mes dy vendeve, që përfshijnë të drejtat e njeriut, ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane, si dhe situatën në Ukrainë dhe Bjellorusi.

Moska ka ulur rezervat e saj në dollarë, që kur Perëndimi vendosi sanksione pas aneksimit të Krimesë, në vitin 2014.

/Burimi: REL/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *