Gazment Bardhi: Kryesia e PD-së të mbledhë Këshillin Kombëtar

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i kërkon kryesisë të thërrasë Këshillin Kombëtar për t’i hapur rrugë zgjedhjes së Kryetarit dhe zbatimit të Statutit.

Bardhi përmes një kërkese të dorëzuar së fundmi I ka kërkuar kryesisë që të mblidhet këtë të mërkurë dhe të vendosë thirrjen e Këshillit, i cili ka kompetencë hapjen e procesit për zgjedhjen e kryetarit dhe miratimit të Komisionit Zgjedhor.

Në kërkesën e tij, Gazment Bardhi argumenton se do të informojë Këshillin mbi procesin sesi Statuti parashikon për certifikimin e anëtarësisë, ndërkohë që vendimi i fundit i Kryesisë ka parashikuar një procedurë që nuk njihet nga Statuti, duke marrë kompetencat e Këshillit Kombëtar, të Sekretarit të Përgjithshëm dhe të kryesisë së degëve.

“1. Kryesia ka shkelur statutin me vendimin për t’u dhënë kryetarëve të degëve dhe grupit të punës të drejtën për evidentimin apo përditësimin e anëtarësisë. Sipas statutit, këtë të drejtë e kanë vetem Sekretari i Degës, Kryesia e Degës dhe Sekretari i Përgjithshëm.

2. Heqja e të drejtës së votës, siç thuhet në vendimin e kryesisë, nuk është kompetencë e kryetarit të degës, grupit të punës apo Komisionit Zgjedhor. Vendimi heq ketë të drejtë ekskluzive të përcaktuar në statut kryesisë së degës. Regjistri i degës përditësohet sipas rregullave që miratohen vetëm prej Sekretarit të Përgjithshëm.

3. Komisioni Zgjedhor funksionon vetem pas miratimit nga Këshilli Kombëtar. Pa u miratuar komisioni nga Këshilli Kombëtar nuk mund të nisë procesi zgjedhor.”, thuhet në kërkesën e Bardhit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *