Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca parlamentare pas debatit me Ramën

Deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka patur një debat të ashpër me kryeministrin Rama gjatë seancës së sotme plenare.

Kryeparlamentarja e seancës Ermonela Felaj vendosi të përjashtojë Bardhin, teksa largimi i tij u pasua me thirrjet e herëpashershme të Ramës “palaço cirku”.

Debati nuk është ndalur me kaq, por regjia e kuvendit ka censuruar zërin në sallë dhe më pas ka ndërprerë transmetimin e seancës.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *