Një nënë me zemër të thyer, ka paralajmëruar të gjithë prindërit, të jenë shumë të vëmendshëm ndaj fëmijëve dhe ti kontrollojnë vazhdimisht, pasi vogëlushja e saj 2-vjeçare gëlltiti aksidentalisht baterinë e pultit të televizorit dhe ndërroi jetë.
Harper-Lee Fanthorpe, nga Stoke-on-Trent, Staffordshire, vdiq në 23 maj, disa orë pasi gëlltiti baterinë, e kjo për shkak të acidit që ka bateria. Nëna e 2-vjeçares tha se nuk e kuptonte që vajza e saj kishte gëlltitur baterinë derisa gjeti telekomandën me një bateri që mungonte në dhomën e saj të gjumit. Ajo kujtoi fjalët e fundit të vajzës së saj: ‘Mami, kam nevojë për ty’. Nëna tha se humbja e vajzës së saj kishte lënë një ‘boshllëk të madh’ në familje.
Harper-Lee u dërgua me urgjencë në Spitalin Universitar Royal Stoke. Me të mbërritur në spital, 2-vjeçarja mori transfuzion gjaku për të zëvendësuar dy litrat e humbura, para se të futej në operacion.
Kirurgët nuk ishin në gjendje ta shpëtonin fëmijën pasi acidi brenda baterisë u dogj përmes tubit të saj të ushqimit dhe dëmtoi një arterie kryesore. Ajo pësoi një aritmi kardiake gjatë operacionit dhe ndërroi jetë.
Nëna u bëri thirrje prindërve të ‘kontrolloni kontrolloni e kontrolloni’ për të shmangur përsëritjen e incidenteve të tilla.
/Burimi DailyMail/përshtati në shqip Priza.al/