Genocidi i Srebrenicës përplas Ramën me opozitën: Sa here kërkoni të dilni nga ndonjë krizë, fusni në mes viktimat e Kosovës

Genocidi ka përplasur kryeministrin Edi Rama me opozitën sot  në Kuvend. Me tone të ashpra ai tha se opozita është gati të zhvarrosë viktimat dhe t’i rivarrosë vetëm që të thotë se PS-ja nuk donte të njihte genocidn .

“Është sa e thjeshtë aq edhe e neveritshme që për një arsye që u kujtuat për genocidin në Srebrenicë, kujtoheni për genocidin në Kosovë. Po të shikosh gjithë historinë e deklaratave shiko dhe ndryshimin si nata me ditën mes jush dhe nesh. Mes asaj që quhet PD dhe tani nuk e di si quhet dhe ne që quhemi PS. Sa herë ka pasur një krizë që ju është dashur ta kapërceni keni futur në mes viktimat e Kosovës. Sa herë ju është dashur të nxirrni nga agjenda probleme të caktuara merrini shikojini. Zgjoheni ju në 2022 dhe kujtoheni për Srebrenicën. S’keni lidhje fare ju, ju jeni gati t’i rizhvarrosni dhe t’i rifusni nga e para në varrin masiv ata atje për t’i thënë kujt  të mundeni që socialistët nuk duan.

Ju jeni gati ta bëni lëmsh edhe një herë nga e para politikën kombëtare të Shqipërisë për të ardhur këtu dhe të shisni këto dëngla. Cilin genocide doni të aprovojë Kuvendi? E keni harruar ju që ai shtet i lirë, Sovran e demokratik është krijuar nga ata pa të cilët as ju, as ata në Prishtinë nuk duhet të bëjnë asnjë hap”   tha Rama

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *