Gent Hazizi: Pas meje dhe Zhakut, “shënjestra” e Oltës është Luizi

Gent Hazizi u eliminua vetëm pak javë pas nisjes së “Big Brother Vip Albania”. Së fundmi ka zhvilluar një intervistë, ku ka deklaruar se “dikushi” nuk i ka lejuar banorët të njiheshin, referuar Olra Gixharit.

“Për mua “Big Brother”-i nisi pak fort dhe nuk duhet të niste ashtu. E para e punës duhet të njiheshin njerëzit por dikushi nuk na la të njihnim njerëzit. Ajo ashtu e nisi lojën që në fillim edhe piketimi i parë ishte Zhaku, që doli dhe nuk e mbajti dot presionin. Aty unë e thashë që kokën njeri nuk më ha dot sepse nuk më nxirni dot, mua më nxjerr publiku, familja ime më nxjerr e para. Nëse sjellja ime në shtëpinë e “BBV” do të kishte dalje nga natyra dhe negativitet, si konkurrent kisha familjen time në radhë të parë dhe publikun. U piketova unë, tani është piketuar Luizi. Ai është Hamleti tani”- tha Genti.

Genti kishte diçka për të thënë edhe për Amos Zaharian, teksa u shpreh se: “Ka qenë një film që titullohet “Asgjë nuk harrohet”. Personazh filmi. Amosi është i përfshirë në një lojë dhe mua më vjen keq se është goxha djalë, po nxjerr parimorin, ai që mbron të drejtat e femrave dhe grave, këtu pastaj flet me arrogancë por për mua nuk po bën një lojë të mirë”.

Aktori i njohur bëri edhe një paralelizëm dhe e ktheu shtëpinë e “BBV” në një shfaqje teatrale ku tregoi se do të ishte një tragjekomedi ku Mbreti i cili ishte ai u vra, pra babai i Hamletit. Ai e ndau në katër akte me personazhë pozitivë, negativë apo protagonistë dhe antagonistë ku të tillë ishin Olta me grupin. Akti i parë ishte vrasja e mbretit, i dyti ishte me fillimin e një historie dashurie mes Luizit dhe Kiarës. Akti i tretë është lufta kundër antagonistëve dhe ai i katërti ka të bëjë me triumfimin e dashurisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *