Edhe pse kanë pak ditë që ndodhen brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, banorët e “Big Brother VIP 2” kanë nisur debatet. Së fundmi, janë përplasur me njëri-tjetrin aktori i njohur, Gent Hazizi me ish-konkurrenten e “Për’puthen”, Efi.
Kjo e fundit ka akuzuar Gentin se shpërdoron ushqimin dhe mes tyre ka nisur një debat me tone të ashpra.
Pjesë nga debati:
Genti: Mos më vë në gojë fjalë që unë nuk i them, dakord? Unë jam i pari që nuk shpërdoroj ushqimin duke qenë njeri familjar.
Efi: Po mirë po e tepron kot tani, po e zgjat kot.
Genti: Jo ti po e tepron kot, ti po futesh kot, lëre tani mos e zgjat!
Efi: Nuk mund të më thuash mua mos e zgjat, flas sa të dua.
Genti: Mos e zgjat si muhabet, ti do vëmendje.
Efi: Vëmendjen e kemi që të gjithë po mesa duket ke marrë rolin e dikujt tjetër që ka qenë vjet këtu dhe të pëlqen.