Genta Ismajli bën dedikimin e ëmbël për binjakët e saj në 1-vjetorin e lindjes

Genta Ismajli dhe partneri i saj turk Huseyin Usta u bënë prindër për herë të parë një vit më parë, kur u bekuan me një djalë dhe një vajzë. Çifti i pagëzuan dy bebushat e tyre me emrat Ivy dhe Icon.

Sot të vegjlit festojnë ditëlindjen e parë dhe këngëtarja u ka bërë një urim publik tepër të ëmbël. Ajo ka publikuar disa foto të tyre duke shkruar:

“Qoftë viti juaj i parë me ne i pari nga shumë e shumë të tjerë që do të vijnë! E di që do na mbushni me shumë lumturi, siç keni bërë gjithmonë. Gëzuar ditëlindjen! Nuk mund ta besojmë që ju jeni tashmë një vjeç! Paçi një ditë të gëzueshme dhe qofshi të suksesshëm në jetë! Ju dua me gjithë zemër.”

Genta u shkëput nga muzika për një periudhë të gjatë kohore, duke iu dedikuar binjakëve të saj dhe duke shijuar mëmësinë. Ajo dhe Huseyin prej shumë vitesh shijojnë një histori dashurie dhe jetojnë mes Zvicrës dhe Kroacisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *