Genta Ismajli është një nga këngëtaret më të njohura në Shqipëri. Ndonëse u shkëput pak kohë nga muzika, ajo publikoi pak ditë më parë klipin e saj më të ri, i cili vjen si bashkëpunim me reperin e njohur Fero në titullin “Level Up”.
Së fundi këngëtarja në një intervistë për emisionin “Rudina” ka treguar edhe për lidhjen e saj rreth dy vjeçare me biznesmenin turk, Hysein Usta.
Rudina Magjistari: Unë e di që Usta është një biznesmen i suksesshëm me biznese në Turqi, me biznese në Zvicër. Si ta ka fituar zemrën, si ka ndodhur?
Genta Ismajli: Në fakt ishim në një restorant, pamë njëri-tjetrin, u pëlqyem si figurë, pastaj ma dhuroi një lule, me atë lule unë u dashurova edhe kështu ka lindur dashuria jonë.
Rudina Magjistari: Besoj se Usta do të konceptojë një moment shumë romantik sepse e ka treguar që është romantik. Ajo surpriza që të ka bërë në urën e Bosforit ka qenë vërtet shumë e bukur. Më trego pak si ndodhi?
Genta Ismajli: Po më thoshte që duhet të dukesh shume bukur sot, vishu mirë sepse do të ta bëj një surprizë, po mendoja se çfarë surprize, do më çojë në darkë dhe kaq. Kemi dalë nga makina dhe kam parë një jaht të madh, më tha hajde hyjmë në këtë jaht. Ishte surprizë shumë e bukur, u gëzova sepse më pëlqejnë jahtat shumë, kur kam hyrë brenda kam parë një tavolinë të mbushur me lule, me ushqim të mirë, me të gjitha të mirat e Zotit kishin qenë aty. Një surprizë tjetër ishte kur erdhi një çun duke luajtur me violinë, këngë shumë të bukura romantike. Pastaj surpriza tjetër ishte kur emir im shkruhej në urën e Bosforit.