Gentian Zenelaj rikthen vëmendjen tek patronazhistët: Më njihte më mirë se gruaja ime

Aktori i humorit Gentian Zenelaj ka rikthyer në vemendje çështjen e patronazhistëve, duke thënë se dikush me emrin “Elona” e ka ndjekur dhe përshkruar bindjet e tij politik në detaje.

Ai u shpreh me ironi se edhe bashkëshortja e tij nuk do të ishte aq e aftë sa për të bërë një përshkrim të tillë. Aktori ka thënë se patronazhistja e kishte ndjekur dhe parë më vemëndje statuset dhe intervistat e tij.

“Unë kam patronazhisten time me emrin Elona që nuk po e gjej dot kush është. Nëse na sheh, do kisha dëshirë ta takoja dhe komplimentoja sepse realisht kishte bërë një përshkrim timin, ishte i jashtëzakonshëm.

Edhe po të pyesje bashkëshorten time që bëj një përshkrim politik Gentit, nuk do e bënte aq mirë. Elona shkruante “me bindje të majta, i zhgënjyer nga e majta voton gjithmonë ndryshimin. Pra ajo është një njeri që më ka parë intervistat, ka ndjekur statuset e mia. Ky njeri të krijonte idenë se ishte gjithmonë rreth teje dhe po të ndjek.”– tha Zenelaj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *