Gentjan Filaj jo vetëm “maska” e Gjiknurit, ja si fshehu dhe më pas i ktheu Fatmir Mediut biznesin (Dokumentet)

Historia e biznesmenit Gentjan Filaj lidh politikanë të majtë dhe të djathtë nëpërmjet fijeve të biznesit dhe koncesioneve.

Para disa ditësh, ne publikuam një artikull ku shfaqen të gjitha lidhjet e koncesioneve dhe tenderave stratosferike ku biznesmeni Gentjan Filaj fitoi edhe pse pati akuza nga Drejtoria e Rrugëve.

Gentjan Filaj rezulton Presta Nome i Damian Giknurit sepse atje ku merrte koncesionet per HEC-e dhe për autostrada, atje shfaqej ish-ministri i Energjitikës me firmat e veta dhe të kukullave-zyrtarë që kanë qënë në shërbim të tij.

Pas ardhjes në pushtet të socialistëve, Gentjan Filaj u bë maska e Damian Gjiknurit, i cili e futi në pjesë te HEC-Shushica e zonat naftë-mbajtëse, si dhe në 2 koncesione me miliona Euro, ku Gjiknuri ka pjesën e vet.

Redaksia jonë thelloi kërkimet dhe zbuloi se Gentjan Filaj është një urë që bashkon dhe ndan interesat e Damian Gjiknurit me Fatmir Mediun.

Të dy politikanët janë në qendër të skandaleve dhe ajo që i karakterizon është fakti se të dy kanë lidhje të ngushta me kundërshtarët politikë.

Në rastin konkret Gentjan Filaj ka qënë si ekspert pranë Ministrisë së Mjedisit para se të vinte PS në pushtet në 2013.

Nëse tek Gjiknuri kemi lidhje më të sofistikuara, te Fatmir Mediu ato shfaqen hapur me transferta aksionesh dhe parash nëpërmjet kompanive fantazëm dhe pa vëmendje mediatike.

Në rastin konkret, kompania “BEAUTY INTERNATIONAL” shpk në fushën e importeve të ushqimeve, bizhuterive, veshje etj e ka nisur aktivitetin në korrik 2011, periudhë që Fatmir Mediu ka qënë Ministër Mjedisi.

Ashtu si me Gjiknurin, në këtë rast pjesë e themelimit të kompanisë kemi personazhe ruse, ruso-serbja Marijana Gvozdenoviç, Gentjan Filaj dhe Flora Mano, familjare e Fatmir Mediut.

Themelimi i kompanisë “BEAUTY INTERNATIONAL” shpk
Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit

Themelimi i një biznesi nuk është krim apo dyshime për krim, por transferimi i aksioneve pas largimit nga pushteti ngrenë pikëpyetje të forta.

Dy vjet pas themelimi të kompanisë, Marijana Gvozdenovic largohet nga biznesi duke ia shitur aksionet biznesmenit fierak Filaj. Sipas dokumentave në Qendrën Kombëtare të Biznesit, aksionet e kompanisë vlenin 1 milion lekë të vjetra. Në fakt, Marijana i ka shitur 45 % të aksioneve të kompansië me vlerë 45 mijë lekë.

Transferimi i aksioneve nga Marijana Gvozdenovic te Gentian Filaj
Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit
Transaksioni i dyshimtë i aksioneve
Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit

Pyetja që shtrohet është: Pse e ka shitur dikush gati gjysmën e aksioneve në një biznes që vitin paraardhës ka patur fitime mbi 20 milionë lekë dhe të ardhura mbi 250 milionë lekë?

Është e qartë që kemi dyshime të forta për pastrim parash dhe mungojnë vetëm regjistrat noterialë për të zgjidhur pikëpyetjet.

Në 2014 në skenë futet Semela Mediu, e bija Fatmir Mediut e cila merr aksione nga Flora Mano dhe Gentjan Filaj.

Këtu gafa është më e dukshme sepse Mediu merr aksionet e kompanisë që vlejnë qindra milionë lekë me vlerë 35 mijë lekë. Kjo është e shkruar e zeza mbi të bardhë te dokumentat në QKB. Kush është ai person që do shiste aksionet e veta kaq lirë nga një kompani që ka kaq shumë fitime?

Traksionet e dyshimta nga Gentjan Filaj te Semela Mediu
Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit

Duke marrë 100% të aksioneve nga Gentjan Filaj dhe Flora Mano, Semela Mediu i transferon një pjesë tek vëllai i vet Even Mediu.

Sikur të mos mjaftonte kjo lidhjet e Gentjan Filaj shkojnë në Mal të Zi, në Kroaci dhe në offshoret e Britanisë dhe Hollandës me miniera, të cilat akoma mbajnë të fshehura pronarët në Qendrën Kombëtare të Biznesit, për të cilat do thellohemi në vijim.

Transaksioni i aksioneve me vlerë shumë të ulët
Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit
Transaksionet e Semela Mediu te Even Mediu
Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit
Të ardhurat dhe fitimet e kompanisë
Burimi: Qendra Kombëtare e Biznesit

* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Priza.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Priza.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *