“Soros Fund Management”, kompania që menaxhon të gjitha asetet e miliarderit dhe filantropit George Soros, zbuloi se zotëron kriptovaluta në Bitcoin.
“Familja zotëron disa kriptovaluta, jo shumë”, tha Drejtorja Ekzekutive e “Soros Fund Management”, Dawn Fitzpatrick, në një intervistë për Bloomberg.
As Fitzpatrick dhe as “Soros Fund Management”, nuk bëjnë publike sasinë e kriptovalutave që zotërojnë, duke ngritur dyshime se shifra mund të jetë shumë e madhe.
“Soros Fond Management” është i famshëm për fitimet e krijuara përmes investimeve në valutat tradicionale. Deklarata e Fitzpatrick, për përfshirje të tij në tregun e kriptovalutave, ka bërë që BitCoin të kërcejë me 10% në vlerë në treg, duke shkuar në 56 mijë dollarë.
Në total, vlera e tregut të kriptovalutave përllogaritet në rreth 2 trilionë dollarë, që ndahen mes 200 milionë përdoruesve. Bitcoin është kriptomonedha më e madhe në këtë treg.
/Priza.al/