Partnerja e Cristiano Ronaldos, është duke punuar me projektin e saj të titulluar ‘Georgina’, për të treguar më tepër rreth jetës së saj me super yllin portugez.
Shfaqja do ketë për qëllim të japë një vështrim privat në jetën luksoze të 27 vjeçares. Rodriguez dha lajmin për serinë e re në prill me mesazhin: “Shumë e emocionuar dhe e lumtur për këtë projekt të ri. Faleminderit familjes. Netflix”. Dhe duket se do të fillojë me jetën para famës në qytetin spanjoll të Jaca. Rodriguez jetoi në qytetin verilindor me familjen e saj derisa u largua për në Madrid në moshën 17 vjeçe.
Kjo është ajo ku thuhet se u takua me Ronaldon ndërsa punonte për dyqanin e modës të nivelit të lartë ‘Gucci’. Georgina më parë ka folur haptazi për fillimet dhe jetën para se të martohej me Ronaldon.
“Tani që mundem, duke lejuar që të ndihmoj të tjerët është ajo që më kënaq më shumë”, tha ajo.