Georgina Rodriguez zbaton ‘kodin e rreptë’ të veshjes në Arabinë Saudite

Cristiano Ronaldo bëri bujë në mbarë botën pas nënshkrimit të tij të fundit me Al-Nassr, për të luajtur në Arabinë Saudite, për të paktën dy sezone. Megjithatë, protagonistja kryesore e mbërritjes së tij në Arabi, duket se është bërë Georgina Rodriguez.

Ligjet në Arabinë Saudite do ta detyrojnë Rodriguez të bëjë disa ndryshime. Ajo u pa gjatë prezantimit, e veshur me të zeza, me një golf të zi dhe një xhaketë prej kadifeje në po të njëjtën ngjyrë, shumë e ngjashme me atë që zakonisht veshin vajzat në këto vende.

Cili është kodi i veshjes?

Arabia Saudite nuk është saktësisht një vend miqësor për gratë, për të mos përmendur që ligjet e saj të rrepta fetare mund të jenë pengesë për marrëdhënien e çiftit pasi futbollisti dhe modelja nuk janë të martuar.

Rodriguez do të duhet të ndryshojë mënyrën se si vishet në publik dhe tani e tutje veshjet do të duhet të jetë në përputhje me Statutin e Dekorimit Publik. Ajo duhet të vishet pa dekolte, pa rroba të ngushta, pa veshje të shkurtra dhe me pak fjalë, pa ekspozuar asgjë.

Në një postim në Instagram, Rodriguez, sidoqoftë, falenderoi vendin për pritjen.

“Faleminderit shumë Arabia Saudite për një mirëseardhje kaq të mrekullueshme. Jemi jashtëzakonisht të emocionuar për këtë aventurë të re dhe dëshirojmë të falënderojmë të gjithë ata që e bënë të mundur. Jam shumë mirënjohëse të shoh Cristiano-n drejt një të ardhmeje të ndritur. Gjithmonë së bashku me familjen tonë të bukur”,- shkruan Georgina.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *