Gerard Pique dhe Clara Chia Marti nuk e fshehin më lidhjen e tyre nga syri i publikut edhe pse futbollisti po vazhdon të luftojë për kujdestarinë e fëmijëve të tij me Shakirën .
Pique dhe partnerja e tij e re e shijuan udhëtimin e tyre në Paris. Së fundmi po përflitet se lojtari ka krahasuar marrëdhëien e tij të mëparshme me këngëtaren dhe të asaj që po përjeton me me Chlarën.
Sipas ‘Caras’, një burim pranë mbrojtësit të Barcelonës ka thënë se vetë lojtari u kishte thënë se “ndihet më i ri”, duke u mburrur për diferencën në moshë mes të dashurës së re dhe ish-it.
Gjatë të njëjtit udhëtim, Pique dhe Clara Chia u fotografuan duke u puthur në një restorant në qytetin francez. Thuhet se restoranti është vendi i preferuar i ngrënies së Shakirës.
Lufta mes Piques dhe Shakirës për kujdestarinë e fëmijëve të tyre duket se nuk ka fund. Që kur ata njoftuan ndarjen e tyre, janë përfolur shumë se çfarë do të ndodhë me fëmijët.
Nga njëra anë, Gerard Pique është i bindur se Milani dhe Sasha duhet të qëndrojnë në Barcelonë me të për të mos u ndarë nga ai.
Refuzimi për të arritur një marrëveshje nga ana e futbollistit ka shkaktuar polemika, ndërsa Shakira synon të marrë fëmijët me vete në Majami, ku ka një shtëpi dhe ku dëshiron të vazhdojë karrierën e saj muzikore.