Getinjo heq dorë nga rrjetet sociale: Jam në një fazë depresioni

Ditët e sotme, rrjetet sociale janë diçka e pandashme e rutinës sonë. Por, gjithashtu e dimë se përveç të mirave kanë edhe anë negative që ndikojnë në shëndetin tonë mendor.

Shpesh personazhe të njohur kanë dalë publikisht dhe kanë folur për këtë tematikë, madje shumë prej tyre edhe janë zhdukur përkohësisht nga to.

Së fundmi, një gjë të tillë ka bërë edhe reperi i njohur Getinjo, ku ka lajmëruar se do të largohet nga rrjetet e tij sociale për shkak se po kalon një periudhë depresioni.

“Përshëndetje njerëz të dashur, uroj që jeni mirë krejt. Unë do të largohem pak nga rrjetet sociale për arsye personale! Kam pak një fazë depresioni dhe më duhet të jem pak larg këtyre aplikacioneve! Ju dua. Qëndroni pozitivë”, ka shkruar Getinjo në Instastory.

Ndërkohë përpos kësaj në rrjet u përfol edhe se ai dhe Vivien Thano i kanë dhënë fund lidhjes së tyre. Këtë temë e ka përmendur edhe reperi në statusin e tij në Instagram ku lë të kuptojmë që i kanë dhënë pak kohë njëri-tjetrit.

“Dhe sa i përket lidhjes me Vivin. S’ka të bëj me këtë punë asgjë. Thjesht kam nevojë të rri vetëm dhe të bëj një pushim nga të gjitha gjërat. Dashuri”, ka përfunduar reperi.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *