Getinjo dhe Vivien i kanë dhënë fund lidhjes së tyre? Kjo është pikëpyetja e fundit që po qarkullon në rrjet. Shkak për këtë lajm u bënë disa statuse të reperit në Instagramin e tij ku njoftoi se po vuante një fazë depresioni dhe kishte nevojë të largohej nga rrjetet sociale.
Ndonëse përmendi se gjithë kjo gjendje e tij nuk ka të bëjë me ish-banoren e “BBVK”, ai sërish la të kuptojmë që i kanë dhënë pak kohë njëri-tjetrit.
Në lidhje me këto aludime, së fundmi ka reaguar edhe partnerja e tij Vivien Thano duke postuar një foto në “videocall” me Getinjon e cila shkruan:
“Tuni im ka nevojë për pak qetësi. Ju lutem na respektoni”.