Artan Thaqi ka qenë personazhi i pari që veshi një bluzë me dizajnin e ushtrisë UÇK. Pas tij, bluzën e famshme e ka veshur edhe reperi i njohur, Getinjo.
Pasi Getinjo e ka veshur bluzën ka thënë: “Nuk e heq, fle me të edhe le të më largojnë prej shtëpisë kushdo që e kundërshton”.
Getinjo është gjatë gjithë kohës shumë i komentuar. Së fundmi, ai ka shkëmbyer puthjen e parë me Vivien dhe mesa duket romanca e parë ka nisur në shtëpinë e “BBV Kosova”.
Gjithashtu, Getinjo është shprehur se nuk ka kompleks nga veprimet e tij dhe se nuk duhet t’i vijë turp.