Reperi i njohur Getinjo dhe ish-konkurrentja e “Love Story” Vivien Thano, janë gjatë gjithë kohës në vëmendjen e të gjithëve. Së fundmi, pas debatit të tyre, kanë vendosur që të mos e ndajnë shtratin së bashku.
Mirëpo, Getinjo ka vendosur që shtratin ta ndajë me reperin e njohur, Stresi.
Por edhe pse u ftohën marrëdhëniet e tyre, dyshja nuk ndejtën shumë gjatë larg njëri-tjetrit. Në “prime-in” e radhës, Getinjo dhe Vivi janë vënë përballë kësaj situate duke u pyetur se si do të vazhdojë më tej lidhja e tyre.
E siç funksionon zakonisht sidomos në formate të tilla, asgjë nuk planifikohet dhe dyshja i kanë lënë gjërat të rrjedhin vetë.
“Ishte një grricje, por u sqaruam. Akoma nuk e dimë ku jemi. Ndoshta jemi nxituar, ndoshta jo dhe e kemi lënë njëri-tjetrin të rrjedhë vetë. Të dalë ku të dalë,”-u shpreh Getinjo.