“Gëzim i madh në shtëpinë tonë”/ Genc Prevlukaj rrëfen ndjesitë e tij si baba

Eni Koçi është bërë nënë për herë të parë. Këngëtarja ka sjellë në jetë vajzën e saj, të cilën e ka quajtur Adea. Lajmin e ëmbël e ka bërë me dije vetë Eni në Instagramin ku ka ndarë një foto me dorën e foshnjës. Nuk ka munguar edhe dedikimi i këngëtares për të voglën e saj.

“Mirë se erdhe Adea Prelvukaj! Jam e bekuar që sot mora emrin më të shenjtë, emrin Nënë. Adea ime, të dua më shumë se çdo gjë në botë. Faleminderit që ma zbukurove jeten”-shkroi Eni.

Pas Enit, edhe Genci bëri një postim mjaft të ëmbël dhe emocionues për beben e tyre. Ai shkroi se në shtëpinë e tyre ka festë dhe gëzim të madh. Më tej, ai theksoi se ndihet i lumtur dhe plot jetë.

“Sot në mëngjes, në orën 09:09 Eni solli në jetë vajzën tonë të bukur, një hënë plot dritë, që do ta duam për aq sa marrim frymë. Festë e madhe dhe gëzim në shtëpinë tonë. I dhamë një emër në shqip, Adea, që për ne janë katër shkronja floriri. Ndihem i lumtur dhe plot jetë. Faleminderit Spitali ‘Lindja’ dhe doktor Dergut Aliu për kujdesin, mirësinë dhe respektin e treguar”, shkroi Genci.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *