“Gëzuar Ditën e Pavarësisë”/ Kim uron shqip nga Vlora e veshur kuq e zi: Asgjë nuk mund të na ndalojë të festojmë sot

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim nuk ka nguruar të urojë Pavarësinë e Shqipërisë ditën e sotme. E veshur kuq e zi dhe me simbolin e shqiponjës në gjoks, ambasadorja Kim uroi në shqip “Gëzuar ditën e Pavarësisë”, poshtë ballkonit ku më 1912 u ngrit flamuri në Vlorë nga Ismail Qemali.

Ajo shkruan se 100 vjet më parë asgjë nuk mundi t’i ndalonte SHBA-të të mbronin pavarësinë e Shqipërisë dhe asgjë nuk mund të na ndalojë të festojmë sot.

“Asgjë nuk mundi ta ndalojë SHBA që të mbronte pavarësinë e Shqipërisë njëqind vjet më parë. Asgjë nuk mund të na ndalojë të festojmë sot 109-vjetorin e #DitëssëPavarësisësëShqipërisë. Gëzuar!”, shkruan ambasadorja amerikane

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *